Dita 01: Udhetimi Tirane - Abu Dhabi (Fluturimi direkt me Wizz Air)
Nisja nga Tirana ne 17:45 dhe mberritja ne Abu Dhabi ne 01:40.
Numri i Fluturimit : SW7092
Transferta dhe akomodimi ne hotel me 4* ne Abu Dhabi me mengjes te perfshire.
Dita 02: Abu Dhabi City Tour (Turi i qytetit te Abu Dhabit)
Abu Dhabi i cili njihet ndryshe si "Manhatani i Arabise" per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine "Sheikh Zayed", nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshura me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te cmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme.
Vizita vazhdon duke pare "Pallatin e Emirateve" shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin "Saadyat" i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetitme te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin "Yas" ne te cilin ndodhet kompleksi "Ferrari World" dhe pista e garave te "Formula 1" - Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai.
Sistemimi dhe fjetje ne Delta Hotels by Marriot 4* me mengjes.
Dita 03: Dubai City tour (Turi i qytetit te Dubait)
Fillimisht do t'i drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit). Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme.
Vazhdojme me Dubai Marina qe eshte edhe shetitorja me e njohur ne Dubai ku mund te shohim edhe Klubin e Jahteve .
Kohe e lire per dreken dhe me pas akomodimi ne hotel.
Opsionale:
Bileta e Hyrjes ne Burj Khalifa - 65 EUR per person.
19:00 - 21:00 Yacht Tour - 60 Euro Per person
Dita 04: Free day (Dite e lire)
Opsionale:
Aura Morning Pool Experience - 95 Euro Per person
Miracle Garden - 55 euro Per person (Transporti, Hyrja, Guide Shoqeruese)
Safari ne shkretetire - 69 Euro per person me darke te perfshire
Largohuni per pak nga jeta e ngarkuar e qytetit dhe shijoni shkelqimin e shkretetires se Dubait me turneun tone te safarit ne shkretetire ne mbremje. Zgjedhim mbasditen pasi eshte koha me e mire per te vizituar shkretetirat qe gjate mbremjes ftohen per te mirepritur driten e henes dhe vizitoret nga e gjithe bota.
Dita 05: Check-out nga hoteli dhe transferim per ne Aeroportin Internacional te Abu Dhabi
Udhetimi Abu Dhabi - Tirane (Fluturimi direkt me Wizz Air)
Nisja nga Abu Dhabi ne 14:05 dhe mberritja ne Tirane ne 16:55.
Numri i Fluturimit: SW7091
Fundi i sherbimit tone.
Flights
Accommodations
Transfers
Guide service
Bileta e Hyrjes ne Burj Khalifa - 65 EUR per person
19:00 - 21:00 Yacht Tour - 60 Euro Per person
Aura Morning Pool Experience - 95 Euro Per person
Miracle Garden - 55 euro Per person (Transporti, Hyrja, Guide Shoqeruese)
Safari ne shkretetire - 69 Euro per person me darke te perfshire
“Albtours “D” Vas Tour Operatore”, ju informon se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave tuaja, në platformën onlinë në faqet tona të internetit, kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formen e aplikimit online për të proceduar me rezervimin online.
“Albtours “D” Vas Tour Operatore” disponon faqet zyrtare të internetit www.vas.al dhe www.albtoursd.com. Nëpërmjet këtyre faqeve, kompania u vjen në ndihmë klientëve të interesuar për paketa turistike apo cdo lloj shërbimi udhëtimi.
Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Albtours D në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është kusht i domosdoshëm për të proceduar rezervimin tuaj online.
Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, “Albtours “D” Vas Tour Operatore” deklaron si me poshtë:
1. Perkufizimi i termave
Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
1.1. Agjenci: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.
1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.
2. Perdorimi i cookie
2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqeve tona sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.
3. Deklarate mbi privatesine
3.1. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” siguron çdo klient se të dhënat që mbërrijnë në backoffice apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna administrohen nga persona të caktuar dhe me akses të kufizuar në to. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale.
3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit:
a) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit;
b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem;
c) Detaje të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim;
ç) Nëse klienti kontakton stafin e agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail.
“Albtours “D” Vas Tour Operatore” përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientëve, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambjenti ku ruhen serverat dhe pajisje të tjera, survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.
4. Ruajtja dhe transferimi i te dhenave
4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qendrimin e klientit.
4.2. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë.
4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtë të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”.
4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”.
4.5. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.
5. Anullimi i perpunimit te te dhenave
Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më pas të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit.
6. Pelqimi mbi mbrojtjen e te dhenave personale
Duke vazhduar përdorimin e faqeve të internetit të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç’është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Të dhënat e klienteve ruhen për aq sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit. Nese keni pyetje, verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave nga ana e “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, atehere lutemi te na drejtoheni me shkrim në adresen e mëposhtme:
Personi Përgjegjes për Privatesinë: “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, Rr.”Ibrahim Rugova”, Nd.28, H.8, Tiranë, Shqipëri